Degjenerimi nga pushteti i ish-Studentëve të Dhjetorit
Deputeti i PD-së, z.Paloka në fjalimin e tij në Kuvend tha që opozita nuk duhet të protestoje nesër. Z.Paloka është një nga yesmen-ët e shumtë të politikës shqiptare, majtas e djathtas, e ndoshta nuk ia vlen shumë të merremi me të.
Por më vjen habi që të ekzistojë edhe një “logjikë” e tillë: Që ata që nuk janë dakord me varfërinë dhe pasigurinë që jeton sot vendi, duhet të rrinë sus dhe mundësisht të duartrokasin.
Arsyeja, sipas këtij lideri të turmave që përdorën arkivolin e liderit të demokracisë z.Azem Hajdari, për të shqyer dyert e Kryeministrisë me 14 shtator 1998, dhe pushtuan Kuvendin Popullor, RTV dhe krejt institucionet e shtetit në atë kohe, është të mos përdoret dhune për marrjen e pushtetit.
Si është e mundur që një lider studentor që mori pjese në lëvizjen e demokratike të Dhjetorit 1990 të quaje protestat paqësore si revolucion me dhune për të marre pushtetin!? Çfarë tjetër duhet të bëjë shoqëria për t’i thënë këtij Kryeministri dhe kësaj mazhorance që kërkon mirëqenie dhe siguri?