Le të presim pak e mos të bëhemi të padurueshëm
Më duket lajm i mirë që në hetimin për z.Trebicka asistojnë dhe ekspertë amerikanë. Publikimi i shkaqeve të ngjarjes, gjithsesi po vonon. Ndoshta priten faktet e grumbulluara në tërësi. Le të presim pak e mos të bëhemi të padurueshëm.
Megjithatë dua që drejtësia të emërtojë korrupsionin pa dallim ngjyrash partiake, pa u ndikuar nga madhësia e funksionit. Le të mbërthejë jo vetëm Saliun, por edhe shejtanin me të bir, që nuk pranon të zbresë nga ky kalë i lodhur e i telendisur.