E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat, raundi i ri javën e ardhshme

Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator, siç ishte parashikuar. Lajmin e ka bërë të ditur negociatorja kosovare, Edita Tahiri, e cila ka saktësuar se temat që do të trajtohen këtë herë janë telekomunikacioni, energjia dhe bashkëpunimi rajonal. Tahiri ka theksuar se do të preket edhe vonesa e zbatimit të pesë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëparshme. Ne si qeveri do të shtrojmë çështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe atë të vulave doganore, tha Tahiri. Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka shtuar se bisedimet do të vazhdojnë deri në momentin kur Bashkimi Evropian të shterojë të gjitha mjetet diplomatike për të bërë presion ndaj Beogradit për zbatimin e pakteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›