Deh shokun e pijes, i vjedh 1.2 milion leke
GRAMSH - Nje 32-vjecar eshte arrestuar nga policia, pasi i kishte vjedhur nje shtetasi 1.2 milione leke te vjetra, teksa ky i fundit ishte duke pire se bashku me te. Ngjarja eshte regjistruar ne nje lokal te qytetit te Gramshit, ne lagjen "Sporti", kur Arjol Pole, 32 vjec, ka arritur t'i marre te gjitha parate 52-vjecarit, emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia. Disa ore pasi i demtuari ka mesuar se i mungonin te gjitha parate, eshte bere i mundur arrestimi i autorit te vjedhjes. Gjate kontrollit te ushtruar ne shtepine e tij, u arrit te gjendej shuma prej 20 mije lekesh te reja nga te gjithe parate qe ai kishte vjedhur. I riu eshte marre ne pyetje nga policia per te zbuluar destinacionin e parave te tjera te vjedhura, ndersa eshte vendosur arrestimi i tij ne flagrance.
E.H
E.H