E Diel, 1 Nëntor 2026

Dehet me alkool, nuk paguan pijet dhe shkaterron lokalin

Durres- Pi per disa ore ne lokal, nuk paguan faturen dhe ne gjendje te dehur perleshet me pronarin e lokalit. Diten e djeshme Policia e Durresit njoftoi se nisi hetimet ne gjendje te lire, ne ngarkim te 33-vjecarit me inicialet H. H., banues ne lagjen nr. 15. Oret e vona te mbremjes se merkure, ka bere denoncim pronari i lokalit “Bar-Rosticeri Genti”, ne lagjen nr. 18, se nuk i kishte paguar pijet e konsumuara dhe ne grindje e siper ka demtuar tavolina e vazo te ketij lokali. Pas hetimit te kryer dhe shoqerimit ne komisariat, ndaj 33 vjecarit nisen hetimet per “prishje te qetesise publike”. Materialet e dosjes hetimore i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›