E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombula në Fier, për pak i kushton jetën një familjeje

Shpërthimi i një bombule gazi për pak i ka kushtuar jetën një familjeje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrostar të Fierit, mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë, shkak i shpërthimit të bombulës ka qenë pakujdesia. Flakët janë përhapur me shpejtësi, por të gjithë pjesëtarët e familjes kanë mundur të dalin jashtë në kohë. Nga zjarri ka rrezikuar të shpërthejë edhe një bombul tjetër, e cila përdorej për ngrohje. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar menjëherë. Megjithatë dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›