E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet nje kufome ne rrugen hekurudhore prane Fierit, mister shkaqet

Rreth ores 07.00 te mengjesit te sotem, nga nje telefonate ne Sallen e Drejtimit dhe Komandimit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier, u njoftua se ne vendin e quajtur fshati Qenas te rrethit Fier afer rruges hekurudhore eshte nje kufome.
Me marrjen e njoftimit strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Fier shkuan menjehere ne vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se ne rrugen Fier-Seman, rreth 50 m ne perendim te kaleses se rruges hekurudhore ne kanalin anesor te kesaj rruge ndodhej nje kufome e seksit mashkull, rreth 55-60 vjec, I paidentifikuar.
Kufoma u transportua ne morgun e spitalit Rajonal te qytetit te Fierit dhe vazhdon puna per identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te kesaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›