E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Gjendet ne koma prane lulishtesh, mister shkaqet

Nje 43-vjecar nga Durresi eshte gjetur ne gjendje koma ne lulishten e qytetit ne rrethana ende misterioze. Policia u njoftua nga kalimtaret e rastit, ndersa i plagosuri me inicialet G. C., u dergua me urgjence ne spitalin rajonal dhe me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per mjekim te specializuar. Trupi eshte gjetur perballe shkolles 9-vjecare “Qemal Mici”, kurse ne nje prej vetullave kishte carje te thelle. Ekspertet verifikuan paraprakisht se nje prej shkaqeve te ngjarjes, mund te jete edhe konsumimi i sasive te medha te alkoolit dhe renia ne trotuar. Pritet permiresimi i gjendjes te te plagosurit per te zbuluar nese ngjarja eshte aksidentale, apo behet fjale per nje sulm te dhunshem dhe te qellimshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›