E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet nje tjeter i vdekur ne Fier, dyshohet te kete rene nga lartesite

Sot rreth ores 12.00, nga nje telefonate e Spitalit Rajonal te qytetit te Fierit se aty ka shkuar ne gjendje te rende shendetsore nje shtetas i paidentifikuar, ku dhe me pas ka gjetur vdekjen, me marrjen e njoftimit strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Fier shkuan menjehere prane ambjenteve te ketij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i pajete i paidentifikuar eshte i seksit mashkull, rreth 60 vjec, 1.70 cm i gjate, me floke te thinjur dhe te rene pak ne pjesen e perparme te kokes, pa dhembe ne goje, i veshur me bluze ngjyre te zeze me vija jeshile poshte saj ka nje fanelle ne ngjyre gri, pantallona stof ne ngjyre te zeze me vija te bardha, ne to ka njolla llaci dhe ne xhepin e pantallonave ka nje pale celesa motorri.
Trupi i pajete ndodhet ne morgun e spitalit te qytetit te Fierit dhe ne vijim te veprimeve te para hetimore ky shtetas nuk ka shenja dhune dhe dyshohet te kete rene nga lartesite per shkak te demtimeve te organeve te brendshme ne trup.
Nga ana e strukturave te Drejtorise Policise Qarkut Fier vazhdon puna per identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te kesaj ngjarje
Policia deklaroi se per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe per te bere te mundur identifikimin e kufomes, lutet ‘te na kontaktoni ne numrin e telefonit pa pagese 129 dhe 0342/21519’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›