Dehidrimi dhe plazhi, kujdes infeksionet urinare
Stina e verës paralajmëron shtimin e rasteve me infeksione urinare.
AIDA MALAJ
Për mjekët “faji” duhet kërkuar te dehidrimi dhe mungesa e higjenës, siodmos gjatë periudhës së plazhit. Në një intervistë për “Panorama”, kirurgu urolog, Niko Nushi, jep disa këshilla se si mund të parandalohet acarimi i këtyre problemeve dhe si mund të trajtohen nëse shfaqen:
Doktor, është e vërtetë që gjatë stinës së verës kemi një shtim të rasteve të infeksioneve urinare?
Po. Nga praktika mjekësore dihet që gjatë periudhës së verës rastet me cistite, apo siç njihen ndryshe infeksionet e rrugëve të poshtme urinare janë më të shpeshta. Humbja e lëngjeve, nga djersa bën që urinimi të jetë më i paktë dhe për pasojë urina që mbetet në vezikë për një kohë të gjatë, të bëhet shkak për zhvillimin e mikroorganizmave të ndryshëm, që janë shkak për shfaqjen e cistiteve. Veç kësaj, stina e verës përkon me sezonin e plazhit dhe mungesa e higjenës, por dhe te papastëritë qoftë të ujit, rërës, ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve.
Kur duhet të drejtohemi te mjeku?
“Sinjalet e alarmit” janë: urinimi i shpeshtë, apo ndjesia e shpeshtë e urinimit, urinim me djegie, rëndim në fund të barkut, urinim me ndërprerje, mos zbrazje e plotë e fshikëzës, urinim të turbullt, disa herë me erë të rëndë, pika gjaku në fund të urinimit ose urinim me ngjyrë etj. Këshillohet që në me shfaqjen e këtyre shenjave, që ndodh që jo gjithmonë shfaqen njëherësh, të bëhet konsultë me një mjek specialist, sepse në mjaft raste neglizhenca, çon në kronicizim të sëmundjes.
Ka faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve urinare?
Faktorët të tjerë që ndikojnë në inflamacionin e fshikëzës janë disa që lidhen si me sëmundje të tjera siç është rasti i diabetit të sheqerit, gurët në vezikën urinare, të cilët irritojnë muret e fshikëzës, tumoret, etj. Por mund të shfaqet edhe nga disa faktorë të tjerë siç janë përdorimi i disa medikamenteve, qëndrimet e gjata të detyruara shtrirë, etj.
Çfarë mund të këshilloni në fillim të stinës së verës, për parandalimin e shfaqjes së këtyre problemeve?
Së pari do rekomandoja një higjenë maksimale, sidomos tani që sa ka nisur sezoni i plazhit. Rekomandohet kujdes në higjienën personale, por dhe nëse shkoni në plazh, në rërën, ujin etj. Këshillohet të konsumohen sa më shumë lëngje, më tepër se 2 litra në ditë. Lëngjet rekomandhohet të pihen në bazë të moshës, por dhe profesionit apo gjendjes fizike të gjithësecilit. Kjo do të thotë që një i ri, që është mjaft aktiv, që punon dhe në ambjente me kontakt me diellin, duhet të konsumojë më shumë lëngje (edhe më tepër se 2 litra ujë në ditë).
Nëse shfaqet çfarë rekomandohet për trajtimin e tyre?
Së pari duhet bërë një analizë urine, urokulturë, që vërteton dhe përcakton diagnozën e saktë. Kjo pasi, nuk janë të rralla rastet e përsëritjes së cistitit. Vizita tek specialisti është e domosdoshme, sidomos kur përsëritet cistiti për të dytën herë, pasi është ai që duhet të gjejë shkakun dhe ta trajtoje ashtu siç duhet.
shkaku
Shkaktarët më të shpeshta të infektimit të rrugëve urinare janë mikroorganizmat apo miktobet: E.coli në 80% të rasteve, stafilokoku aureus, streptokoku etj. Shkaktarë të tjerë përveç mikrobeve mund të jenë edhe parazitët si trikomonas apo më rrallë viruset.
Këshilla
• Tregoni kujdes në higjenën personale
• zbrazni fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar
• pini sa më shumë lëngje pa gaz
• mjekoni vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
• të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti
• gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine