Hitleri prej dylli mbetet pa kokë
Adolf Hitler “i ri” tashmë është pa kokë. Nuk ka duruar dot ekspozimin dhe nderet pas vdekjes për një qenie njerëzore e djallëzore si ai, dhe kështu ka sulmuar statujën e dyllit në muze me gjithë urrejtjen e vet.
Ky shpërthim nuk i solli asgjë tjetër, veçse arrestimin dhe një gjyq që e pret më pas, i cili mund t’i marrë një shumë të mirë parash për dëmtimin e një statuje në një nga muzetë më të famshme në botë. Një person u arrestua në Berlin pasi i këputi kokën modelit prej dylli të udhëheqësit nazist Adolf Hitler, i cili vetëm pak ditë më parë ishte ekspozuar në një degë në kryeqytetin gjerman, të muzeut të famshëm Madame Tussaud. “Ka goditur dhe një dëshmitar, i cili nuk donte ta linte të sulmonte statujën, të cilës në fakt ia doli t’ia shkëpuste kokën”, ka njoftuar zëdhënësi i muzeut, Uue Kozelnik, për agjencinë AFP. Policia tha se 41-vjeçari kishte protestuar ndaj pranisë së modelit të Hitlerit në këtë ekspozitë, e cila paraqet edhe modele të shtetarëve nga bota, figurave të njohura dhe sportistësh që kanë nderuar njerëzimin dhe poshtëruar si Hitleri. Por muzeu e ka mbrojtur punën e ekspozuar, duke argumentuar se Adolf Hitler ishte një pjesë e rëndësishme e historisë gjermane dhe duhej të pasqyrohej në këtë muze. Modeli prej dylli portretizonte Hitlerin e mundur dhe të brengosur në bunkerin e tij, përpara se të kryente vetëvrasje në vitin 1945, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.