E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo “shet” Ujkanin te Leçe për të marrë shërbimet e Zhirkov

Samir Ujkani mund të largohet nga Palermo gjatë merkatos së verës. 

Klubi sicilian është në bisedime me mbrojtësin e përfaqësueses ruse, Juri Zhirkov, por për të paguar kartonin e tij i duhet të bëjë një sforco. Sipas uebsajtit tuttomercatoweb.com, Palermo është në bisedime me Leçen për të shitur portierin Samir Ujkani dhe paratë e tij do të përdoren për të plotësuar shumën e kërkuar nga CSKA-ja e Moskës për kartonin e Zhirkovit (rreth 2 milionë e gjysmë euro). Palermo e vlerëson rreth 500 mijë euro kartonin e Ujkanit dhe kjo përbën një problem në tratativat me Leçen, pasi drejtuesit e kësaj skuadre nuk kanë ndërmend që të shpenzojnë kaq shumë para për gardianin e Kombëtares shqiptare U-21, i cili deri tani ende nuk ka mundur të debutojë në një ndeshje të Serisë A.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›