Dieta mesdhetare mund të parandalojë diabetin
“Lamtumirë” diabet nëse ndiqet një rregjim ushqimor të pasur me fruta, perime, fibra dhe yndyrna polisaturne omega 3 e 6, me pak fjalë: “dieta mesdhetare”.
Të paktën ky ëhstë rezultati i një studimi të kryer te mbi 14 mijë spanjollë që janë intervistuar rreth sjellve të tyre ushqimore dhe janë ndjekur për 4 vjet dhe si përfundim kanë vlerësuar kushtet e tyre shëndetësore në lidhje me dietën. Rezultatet e publikuara në “British Medical Journal” kanë treguar se vullnetarët që kishin ndjekur një dietë tipike mesdhetare kishin 83% më pak risk që të shfaqnin diabet. Studimi ka marrë spunto nga teoria tashmë e vërtetuar, se një rregjim ushqimor mesdhetar i karakterizuar nga frutat, perimetm vaji i ullirit, makarona dhe peshku, të shoqëruar nga një gotë verë e kuqe, ndihmon të jetohet më gjatë dhe të mbahen larg një numër i madh sëmundjesh, sidomos ato që lidhen me sistemin kardiovaskular. Studiuesit janë përqendruar në lidhjen e mundshme që ekziston mes dietës mesdhetare dhe shfaqjen së diabetit tip 1 dhe atij tip 2 dhe kanë marrë në studim 14.000 burra dhe gra të moshave të ndryshme, që sipas preferencave të tyre në lidhje me dietën mesdhetare, u ndanë në tre grupe dhe janë ndjekur për 4 vjet.Eskperimenti ka konfirmuar rolin dobiprurës që ka dieta mesdhetare, por shkencëtarët kanë parlajëmruar një stduim të ri që do të kryhet në një kampion më të gjerë popullate dhe për një periudhë më të gjatë kohe.
Nëse doni të merrni më shumë informacion për sëmundje të caktuara apo doni të komunikoni me mjekë specialistë, mund të kontaktoni me ne nëpërmjet letrave ose postës elektronike në adresat e mëposhtme:
Adresa: Rr. “Jordan Misja” (prapa shkollës “Harry Fulltz”), pallati 1, kati 2, Tiranë.
Tel.00355 4 273 207|08|09
E-mail:panorama_shendet@yahoo.com