Pasaportë false për të ulur moshën
Një modele ka falsifikuar të dhënat në certifikatën e saj të lindjes për të marrë një pasaportë të re, ku mosha e saj shënohej tetë vite më e re se sa ishte realisht.
Modelja, e cila u zbulua nga autoritetet për këtë hile antiligjore po përballej me burgun. Megjithatë avokati arriti ta shpëtojë atë, duke e motivuar sjelljen e saj të nxitur nga lakmia. Saskia Porter, 36 vjeçe, e kishte ndryshuar vitin e saj të lindjes nga 1971 në 1979 për të “provuar” se ajo ishte 27, për të fituar një punë në Hollivud. Ajo aplikoi për një pasaportë të re duke u justifikuar se ia kishte ngrënë qeni atë ekzistuese. Por kontrollet në vizat e marra prej saj treguan moshën reale të vajzës. Porter, 36, nga Leuisham, South East London, ka pranuar se ka gënjyer. Gjykatësi Christopher Hardy i dha asaj një dënim prej 9 muajsh, kohë të cilën ajo e kishte kaluar gjatë seancave gjyqësore.