E Diel, 1 Nëntor 2026

Deimel Duhen hapa konkrete ne Veriun e Kosoves jo vetem deklarata

DW Komisioni Evropian publikoi te enjten raportin e tij vjetor. Disa vende te Ballkanit si Shqiperia Bosnje-Hercegovina nuk e moren statusin e kandidatit Kosova ka ngecur- ka ngritur BE shume lart kutin e kritereve apo e meritojne keto vende kete vleresim

Deimel BE ka mbetur po ajo ne kriteret qe duhen permbushur por ne procesin e zgjerimit te metejshem jane futur disa kushte shtese. Ato i bejne mire ketyre vendeve dhe trajtimi i vendeve te Ballkanit Perendimor eshte i drejte. Sa me mire te jete i pergatitur nje vend per BE aq me mire per vete kete vend dhe BE-ne.

DW Kosova nuk eshte vleresuar aq mire vec premtimit per udherrefyesin e vizave. shte kjo pasoje e nje keqqeverisjeje dhe paaftesie apo ka edhe faktore te tjere qe e ndikojne kete vleresim

Deimel Po ta lexosh raportin per Kosoven kupton se shume pjese deficitare kane mbetur po ato qe jane dhe nuk ka ndonje ndryshim nga vleresimi ne vitin e shkuar ne pjeset kryesore. Kjo natyrisht ka te beje edhe me zgjedhjet e parakohshme dhe ne kete proces mbeten shume gjera pa bere shume reforma ngecen. Ky eshte faktori politik nga njera ane. Nga ana tjeter dhe marredheniet bilaterale me Serbine eskalimi i situates ne veri te cilin e perjetuam keto muajt e fundit.

DW Situata ne veri ka mbetur aktualisht e ngrire me potencial rindezjeje. Serbia nderpreu dialogun me Kosoven megjithate ky vend mori rekomandimin per statusin kandidat natyrisht me kusht. shte kjo nje politike here me buke dhe here me shkop Duhet te gezohen serbet sot

Deimel Fillimisht eshte nje vleresim i arritjeve serbe kjo duhet theksuar nen presidentin Tadic. Por ky status eshte ne nje fare menyre i kondicionuar. Sigurisht eshte rekomandim dhe me pas vendos Keshilli ne dhjetor. Kushti lidhet me dialogun qe eshte nderprere. Ky dialog duhet te vazhdoje ugjentisht. Ai filloi me mirekuptimin e paleve dhe BE-se. Nuk shkon qe ai te nderpritet nga njera pale ky eshte proces i veshtire proces negociimi qe kerkon edhe leshime. Presioni qe ben BE tani eshte i rendesishem Serbia ndodhet edhe para zgjedhjeve ne 2012-n. Por duhet thene se ne raport nuk vendoset kusht qe Serbia ta njohe Kosoven por qe ato duhet te vazhdojne procesin bilateral i rendesishem per bashkejetesen e te dyja vendeve.

DW Robert Cooper ishte ne Beograd dhe Prishtine por ende dialogu nuk ka filluar. fare mund ta nxjerre ate nga gjendja e stanjacionit

Deimel Jo une lexoj shenja te tjera. Mendoj se lajmi qe Cooper ka cuar atje eshte kuptuar. Frontet ishin te ashpersuara por tani kemi raportin e KE-se. Ka sinjale qe dialogu do te rinise si nga Kosova edhe nga Serbia. Tadic ka deklaruar se ai nuk eshte per nderprerjen e dialogut. Mendoj se ka levizje ne kete teme.

DW Sa pushtet ka vertet Beogradi ne Veriun e Kosoves. Ministri i jashtem suedez Carl Bildt tha se Beogradi nuk ka aq pushtet ne Veri.

Deimel Tani ju po prekni nje problem te veriut te Kosoves. Forcat politike te serbeve te Veriut qe konfrontohen i perkasin nje partie tjeter politike. Per Tadicin dhe qeverine eshte shume e veshtire te luaje rol atje. Nga ana tjeter atje ekzistojne edhe struktura mafioze dhe disa interesa qe e kane ne favorin e tyre po qe se ky proces bllokohet. Por kjo nuk mund te vazhdoje keshtu. Duhet bere dicka qe edhe serbet e veriut perfitojne nga ajo qe te dyja vendet perparojne ne rrugen e integrimit dhe do te vije nje kohe kur kufijte nuk do te jene me te rendesishem. Situata ekonomike atje eshte katastrofale.

DW KE kerkon nga Kosova nje plan te qarte per Veriun. fare duhet te beje qeveria kosovare me shume kur ajo praktikisht nuk ka ndonje pushtet ne Veri.

Deimel Ky eshte nje sinjal i qarte edhe per autoritetet e Prishtines te cilet qendrojne disi te terhequr dhe shume gjera i lene ne nivel proklamativ sa i perket Veriut. Ato duhet te angazhohen me intensivisht ne e kemi nje plan ate te Ahtisarit tani ato duhet te pershkojne me veprime konkrete rruge politike. Ato duhet te jene me proaktiv per te integruar te gjithe serbet jo vetem ata ne jug qe jane me te gatshem per tu integruar. Pra me hapa konkrete.

DW fare mund jete nje hap konkret per shembull

Deimel Per shembull hap konkret do te ishte po qe se arrihet nje zgjidhje per doganat. Nje molle sherri eshte per shembull kush do te marre te ardhurat. Po qe se qeveria e Kosoves te ardhurat e doganave qe perftohen ne Veri ia le drejtperdrejte komunave atje me kete jepet nje sinjal qe ne duam qe edhe ju te rimekembeni ekonomikisht.

DW Po qe se ndodh qe konflikti mbetet i ngrire dhe palet nuk afrohen mund te vije puna deri tek ndarja e Kosoves gje qe refuzohet aktualisht

Deimel Jo kjo eshte nje vije e kuqe nuk ka dyshim. Te 22 vendet anetare te BE-se e kane njohur Kosoven si shtet me vete. Nuk ka ndarje. Do te jete nje proces i veshtire nje proces qe do te coje edhe ne zgjidhje te perkohshme. Opcioni i ndarjes qarkullon here pas here por jam shume e sigurte nuk ka per te pasur ndarje.

Intervistoi Lindita Arapi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›