E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Evropian rishikon vendimet e veta mbi Kosoven

Gjate prezantimit te permbledhjes se raportit te progresit per vendet e asociuara me Bashkimin Evropian para Parlamentit komisioneri i BE-se per zgjerimin Stefan Fle beri fjale nder te tjera per rishikimin e vendimeve te BE-se te vitit 2009 kundrejt Kosoves. fare synon Komisioni Evropian me qasjen e re ndaj Kosoves

Swoboda Kosova duhet te beje hapa per luftimin e korrupsionit

Hannes Swoboda zv.kryetar i fraksionit socialdemokrat ne Parlamentin Evropian anetar i komisionit per punet e jashtme u shpreh Besoj se Kosova ka marre nje sere ndihmash. Natyrisht Kosova duhet te beje edhe disa hapa para ne luftimin e korrupsionit por eshte krejt e qarte se e gjithe strategjia e Bashkimit Evropian synon ta ndihmoje Kosoven qe te etablohet dhe mundesisht shpejt te hyje ne rrethin e zgjerimit te Bashkimit Evropian.

Lunacek qendrimi bllokues i disa shteteve te BE-se ka pasur efekt negativ

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Znj. Ulrike Lunacek zedhenese per politike te jashtme e Te Gjelberve ne Parlamentin EvropianUlrike Lunacek zedhenese per politike te jashtme e Te Gjelberve ne Parlamentin Evropian zv.kryetare e delegacionit per marredheniet me Shqiperine Bosnje Hercegovinen Serbine Malin e Zi dhe Kosoven ishte e mendimit Fatkeqesisht eshte vertetuar se perspektiva e vitit 2009 se gjerat qe ishin percaktuar atje pra disa pika ne saje te qendrimit bllokues te ndonje shteti anetar te Bashkimit Evropian nuk mund te viheshin ne jete. Per kete gje une dhe Parlamenti Evropian kemi shprehur disa here keqardhjen fakti qe pese shtete anetare e bllokojne progresin real dhe kesisoj ua bejne te lehte disave ne Kosove qe nuk duan te vazhdojne vertet me ecjen perpara ua bejne te lehte te qenet perseri viktima si te thuash. Megjithate mendoj se ideja qe do te kete nje dialog te strukturuar per ceshtjet e drejtesise dhe gjera te tilla sikur te behet ne menyre kuptimplote atehere kjo mund te sjelle perfitime.

Edhe Komisioni ka qene ne kete pike gjithnje ne anen tone duke thene Duhet te kete me ne fund nje marreveshje tregrare. Bashkepunimi ne programe ekziston tashme. Mendoj se ketu kemi te bejme me nje perpjekje te Komisionit per te qene krijues dhe per te gjetur mjete te tjera me te cilat behet e qarte se synohet te ecet perpara. Mirepo problemin e kemi te pese shtetet anetare te BE-se ja qe keshtu eshte. Ato bllokojne vazhdimisht dhe nuk jane te gatshme qe te shkojne nje hap me tej dhe te thone shte fakt ekzistenca e shtetit te Kosoves dhe tani le te punojme se bashku.

shte gjithmone e veshtire te percaktosh nje kornize kohore sepse BE-ja ka premtuar shpesh here gjera duke mos e mbajtur me pas premtimin por mendoj se ne qofte se dialogu per vizat nis vertet deri ne fund te vitit kerkesa ime eshte qe te kete njekohesisht edhe nje road map ku te shkruhet se cduhet te beje Kosova atehere varet nga zbatimi vete ne Kosove sikur kjo pune te mbarohet shpejt mendoj se eshte e mundur ne dy tre vitet e ardhshme. Me qellim nuk jap afat me te hershem sepse nuk besoj qe behet shume shpejt dhe as nuk dua te ngjall shpresa te gabuara por nisja vertet e dialogut per vizat me fundin e vitit eshte nje lehtesim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift tefan Fle komisioneri i BE-se per zgjerimin dhe politikat e fqinjesise.Ndersa tefan Fle komisioneri i BE-se per zgjerimin dhe politikat e fqinjesise u shpreh

Para jo shume kohe kemi filluar nje dialog te strukturuar me Bosnje Hercegovinen mbi ceshtjet e drejtesise. Ne rastin e Kosoves do te behet fjale per sundimin e ligjit. Do te kete nje sere takimesh me vone nje pyetesor i derguar prej nesh ku do te perpiqemi te ekzaminojme fushen e sundimit te ligjit dhe te bazuar ne rezultatet tona do te kete dialog me autoritetet dhe ne rast nevoje ne do te propozojme disa ndryshime. Qellimi i kesaj eshte fuqizimi i sundimit te ligjit ne Kosove dhe berja e tij ne perputhje me BE-ne.

Autor Elert Ajazaj

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›