E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i BE-se dhe PE te vendosur per te ndihmuar Shqiperine per daljen nga kriza dhe afrimin me BE-ne

DW Z. Sannino ne rastin e Shqiperise raporti i Komisionit nuk flet per prioritete shtese qe duhen zbatuar apo jo

Sannino Dialogu eshte tashme pjese e prioriteteve. Kjo per faktin se pese prioritetet kyc te para kane te bejne me situaten politike. Pra ne qofte se kjo behet nese ka vullnet per te levizur ne kete drejtim eshte nje pike shume e rendesishme. Komisioneri permendi faktin qe po fillojme te shohim disa sinjale qe te japin zemer. Mendoj se dhenia fund bojkotit ne parlament eshte dicka e rendesishme sepse kjo po krijonte nje situate te veshtire. Tani duhet te ekzistoje vendosmeria per te bashkepunuar me qellim qe te krijohen kushtet per permbushjen e ketyre prioriteteve kyc.

DW Pra Shqiperise nuk do ti duhej te priste nje vit te tere perpara se te vendosni qe te kaloni me te ne nivelin tjeter

Sannino Nuk e di nuk kemi mberritur ne kete nivel detajesh por do te thosha se ne rast se rezultatet jane aq mbreselenese sa Shqiperia tia dale te deshmoje se brenda pak muajsh arrin te beje ate cka nuk eshte bere deri tani mendoj se ky do te ishte gjithashtu nje element i rendesishem per tu mbajtur parasysh. Pra sic kemi thene qe prej fillimit dhe sikurse sapo e perseriti komisioneri eshte ne duart e udheheqjes politike shqiptare.

Nese ne shohim se ka vullnet te qarte politik nese shohim se situata po leviz qartazi ne drejtimin nga treguam vitin e kaluar dhe dymbedhjete prioritetet kyc do te permbushen e zbatohen komisioneri nuk e perjashtoi mundesine qe ti drejtohet Keshillit Evropian ne nje faze me te hershme. Mirepo do te thosha se gjeja me rendesi tani eshte fokusimi te puna qe duhet kryer. Mendoj se ky eshte prioriteti qe kushdo ne Shqiperi pozita dhe opozita te gjitha partite politike duhet te kene ne mendje ne menye qe te sigurojne se keto kushte plotesohen se keto prioritete vihen ne jete dhe atehere mundesia e vendit per te ecur perpara kthehet ne nje mundesi reale.

DW Komisioneri tha se zbatimi i rekomandimeve u pengua prej ngercit dhe bojkotit politik. Cila ka qene pesha e bojkotit

Sannino Mendoj se duhen pare te gjitha aspektet e ndryshme. Bojkoti me siguri ben pjese ketu. Permenda tani gjithashtu faktin se ishte e veshtire te arrihej marreveshje per ta shtyre agjenden perpara edhe kjo ishte pjese e kesaj historie. Pra cfare nevojitet tani Duhet tejkaluar mbetja ne bllokim dhe vendnumero per te arritur ne nje situate ku qeveria koalicioni qeveritar dhe opozita te mund te bashkepunojne ne menyre konstruktive te dyja per te miren e vendit.

DW Kjo do te thote atehere qe Shqiperia duhet te punoje ne zbatimin e objektivat e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit

Sannino Nuk eshte fjala vetem per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit po edhe per dymbedhjete prioritetet kyc te percaktuara vitin e kaluar prej nesh te cilat kane qene objektivi i punes sone edhe para zgjedhjeve te majit. Patem nje nisje te mire ne fillim te ketij viti i cili ne nje pike te caktuar u nderpre sepse situata politike dhe fushata zgjedhore nuk e lejuan vazhdimin e punes por mendoj se mund te mbeshtetemi te ajo qe kemi arritur te bejme deri tani deri ne ate moment dhe te vazhdojme perpara duke u perpjekur qe te krijojme kushtet me te mira per zbatimin e prioriteteve kyc. Ka shume vete me vullnet te mire qe kane punuar intensivisht ne kete pikepamje .... Pra nqs. kjo riniset vazhdohet dhe kryhet mendoj se shanset ekzistojne. Pastaj eshte ceshtja e procesit zgjedhor per te cilen mendoj se eshte gjithashtu e rendesishme dhe eshte nenvizuar prej Komisionit Evropian. Dhe mendoj se eshte gjithashtu e rendesishme te shihet menyra se si do te punoje parlamenti sepse duhet siguruar qe ai eshte funksionues dhe po mbeshtet veprimtarine e qeverise.

Intervistoi Elert Ajazaj

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›