Kampionati francez/ PSG mundet ne fushen e saj nga Nansi
Në një fundjavë jo shumë të mbarë për kryesuesit, nuk e prishi rregullin as udhëheqësja e kampionatit francez, Paris SG. Kryeqytetasit u mposhtën në fushën e tyre nga Nansi, 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e dytë, duke shtangur tifozët e tyre, pronarët miliarderë nga Gjiri Persik, por edhe mediat në Francë e në gjithë botën.
Nansi rrezikoi disa herë dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 49-të kur Losemi Karabu pasoi prapa tek Zhan Kalve që realizoi shumë bukur në këndin e sipërm të portës së mbrojtur nga portieri Sirigu. Këtij të fundit nuk i mbeti tjetër veç të godiste shtyllën me shkelm.
Vizitorët vazhduan të ishin të rrezikshëm dhe pasi braziliani Andre Luiz gjuajti me kokë, Sirigu shpëtoi portën duke e devijuar topin në tra.
Në 79’, Paris SG u tregua i rrezikshëm dhe Shantome goditi shtyllën e skuadrës mike. Fundi i ndeshjes ishte një rrethim i vërtetë në portën e Nansit, por parizienët nuk arritën të barazonin.
Kryeqytetasit mbeten ende në krye të ligës franceze, me 30 pikë, po aq sa Monpelje.