E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekada e ardhshme, edhe më e keqe?

Autori i Lajmit: Nga “The Time”Si në aspektin kombëtar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar, dekada që është në kalim e sipër ishte një dekadë e keqe. Më vjen keq që të shkruaj për gjëra të tilla në këtë kohë festash, por, sipas të gjitha gjasave, dekada tjetër do të jetë edhe më e keqe. Revista “Time” tani vonë e quajti këtë dekadë, “dekadë të ferrit”, duke thënë se e ardhmja do të jetë më e mirë. Do të doja që edhe unë të pajtohesha me këtë skenar optimist. Por, për fat të keq, mendja më thotë ndryshe.
Ja cilat gjëra më dekurajojnë:
- Politika e keqe fiskale. Dekada e fundit kaloi me vizionin verbërues të bilanceve pozitive me vlerë prej trilionë dollarëve dhe me brengën jo të zakonshme të pagimit të borxheve tepër shpejt. Dy bilance pozitive gjithmonë ishin mirazh. Por, presidenti Xhorxh W. Bush kishte shkuar me zvogëlime të mëdha tatimore, në kohën e zhvillimit të dy luftërave të kushtueshme.
Rezultat i kësaj është borxh tronditës nacional që nga 3.4 trilionë dollarë në vitin 2000 ka arritur vlerën 7.6 trilionë dollarë për momentin. Kur filloi kriza ekonomike vendi gëzonte fleksibilitetin fiskal për tu përgjigjur me kursime masive për ta kundërshtuar efektin e rënies. Herën tjetër kapaciteti ynë për të reaguar mund të jetë i kufizuar nga kreditorët e jashtëm. Pagimi i këtij borxhi të madh është i domosdoshëm, por edhe shumë i vështirë. Kjo sjell deri te vështirësia tjetër:
Sistemi politik josfunksional. Kongresi është “degë e thyer”, sikur që kanë thënë Norman Ornstein dhe Tomas Man. Ligjvënësit duken të paaftë që të ngriten mbi vetë-interesat politike për të mirën e përbashkët. Atmosfera e ideologjisë partiake është bërë helmuese. Dhoma e përfaqësuesve është e ndarë në skajshmëri. Senati është bërë pre e opstrukcioneve. Debati për kujdesin shëndetësor, me retorikën e tij të shëmtuar rreth paneleve të vdekjes, nënvizon dështimin e “rregullit të zakonshëm” për tu ballafaquar me problemet më të vështira.
- Bota e rrezikshme. Ngjarja më e rëndësishme e kësaj dekade ngjau më 11 shtator të vitit 2001. E arritura më e madhe e kësaj dekade ka qenë ajo që dikur dukej e paevitueshme – deri tani është penguar ndonjë sulm tjetër serioz. Ky rezultat është pasojë e fatit, të shoqëruar me një realizëm të ri rreth ndjeshmërive të Amerikës dhe të një syçeltësie të re në adresimin e tyre. Por, fati nuk zgjat përgjithmonë. Nuk duhet shumë për të ardhur deri te një sulm i ri, i cili kësaj here mund të jetë bërthamor, apo biologjik. Zhvillimet e fundit kur terroristët vendorë kërkojnë të bashkëpunojnë me Al-Kaidën është një zhvillim ogurzi.
Në ndërkohë, këtë dekadë kanë lindur edhe shumë rreziqe të tjera. Jostabiliteti i Pakistanit me armët e tij bërthamore. Programi këmbëngulës i Iranit për të prodhuar armë bërthamore. Kërcënimi nga Koreja Veriore, tashmë fuqi bërthamore. Duke ditur se çfarë Kongresi kemi, në rastin më të mirë, mund të themi edhe institucionet ndërkombëtare, sikur edhe vendet e tjera, nuk do të jenë në gjendje që të ballafaqohen me këtë sfidë. Ta marrim një shembull, a do të pajtohen me të vërtetë Kina dhe Rusia për sanksione të vërteta kundër Iranit? Çka nëse sanksionet nuk bëjnë punë?
Por, është mirë se ekzistojnë edhe disa arsye që na bëjnë të shpresojmë.
Në një moment të caktuar, Amerika nuk do të jetë më e angazhuar në dy luftëra të kushtueshme. Trupat do të vazhdojnë të mbesin në Iran dhe Afganistan, por në një numër shumë më të vogël.
Nëse figura dominuese e dekadës së kaluar ishte Bushi, figura dominuese e dekadës së ardhshme do të jetë Barak Obama.
Kurrë nuk kam besuar se zgjedhja e Obamës do të shënojë fillimin e një epoke magjike të harmonisë kombëtare. Por, presidenti është i mençur dhe pragmatik. Ai mund të ketë shumë prioritete, por ato janë të gjitha me vend. Viti i tij i parë në post ka demonstruar një kombinim të dobishëm të vendosmërisë dhe fleksibilitetit – vendosmërisë në ndjekjen e një qëllimi dhe fleksibilitetit në mënyrat për ta arritur atë.

Ky lajm është publikuar: 28/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›