E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitingu Orikum, protestë kundër ligjit për tokën

Autori i Lajmit: Redaksia
Banorët e Orikumit u hodhën në protestë, duke kundërshtuar zbatimin e ligjit të ri për tokën, i miratuar së fundmi në Kuvend.
“Qeveria duhet të bisedojë me ne për zgjidhjen e problemit. Deri më sot nuk ka tentuar të bisedojë me ne, megjithëse kemi 1 vit grevë”, deklarojne banoret e Orikumit.
Banorët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë aplikimin e këtij ligji nëse ai dekretohet, ndërkohë që do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokim të rrugës nacionale.
Kundër këtij ligji është deklaraur edhe opozita. Partia Socialiste i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi të mos e dekretojë ligjin e ri për tokën pas ndryshimeve të bëra në përmbjatjen e tij nga parlamenti, të cilat sipas PS-së bien në kundërshtim me Kushtetutën si dhe thellon konfliktin social në vend.
Ky lajm është publikuar: 28/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›