Shpërblimet e pensionistëve, Posta asnjë ditë pushim për festat
Autori i Lajmit: RedaksiaNë ditët e mbetura të 2009, por dhe në fillim të 2010, pavaresisht festave, sportelet e zyrave postare do të qëndrojnë hapur. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea shpjegon se një gjë e tillë bëhët për ti mundësuar të gjithë pensionistëve, tërheqjen e shpërblimit të fundvitit. "Gjatë gjithë këtyre ditëve, dhe në ditët që do të vijnë deri në datën 31 do të vazhdojnë të punojnë. Unë me kënaqësi konstatoj se deri më sot janë rreth 230.800 pensionistë që e kanë marr shpërblimin e funditvitit, dhe sot shpresoj të kalojmë 50 për qindëshin, dhe deri në datë 31 të paktën të gjithë ata që duan të kenë mundësuar marrjen e shpërblimit të vitit të ri", tha Arqile Gorea, drejtor i përgjithshem i Postës Shqiptare. Por krahas pensionistëve, këtë fundviti në sportelet e postave është shënuar një fluks gjithnjë në rritje i aplikantëve për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Emigrantët e mbërritur në Shqipëri për festat kanë nxituar të aplikojnë për dokumentat e reja. "Për një mesatare vjetore aplikimesh kemi rreth 2500 aplikime në ditë, për karta identiteti, dhe 3500 në ditë për pasaporta biometrike. Shuma e përgjithshme ka arritur në 1.650.000 për kartat e identitetit, aplikime në postë këto. Dhe janë rreth 350.000 pasaporta biometrike që janë të përfunduara", vijoi Gorea. Gorea sqaron se edhe pas 31 dhjetorit postat do të qëndrojnë hapur dhe jo me orar të reduktuar, për të gjithë ata që nuk mundën të tërhiqnin brenda 2009-shpërblimet e tyre.
Ky lajm është publikuar: 28/12/2009