Deklarata/ Gjykata Administrative SHBA-te anuloje fondet per Shqiperine
Shtetet e Bashkuara te Amerikes terheqin ndihmen e USAID-it per Shqiperine ne vlere 16 milione dollare. Permes nje njoftimi per mediat Ambasada e Shteteve te Bashkuara shprehet e zhgenjyer per deshtimin ne miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative me 30 shtator 2010. Deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA-ve per perberesin e Gjykatave Administrative. ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga SHBA-te perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikeqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret mbi ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga gjykatat e reja - theksohet ne deklaraten e Ambasades se SHBA-ve. Me tej kjo ambasade ka informuar mbi ndikimet qe do te kete ne te ardhmen mosmiratimi i ligjit per Gjykaten Administrative. Mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te Statusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim - theksohet ne deklarate ku shprehet keqardhje per qendrimin e mbajtur nga opozita e cila vendosi te mos e votoje ligjin ne Kuvend.
7 Tetor 2010