E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat per korrupsion Topalli PS-ja te votoje ligjin per heqjen e imunitetit



Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bere thirrje dje Partise Socialiste qe te miratoje ligjin per heqjen e imunitetit te deputeteve dhe gjyqtareve. Sipas Topallit vetem ky ligj do tu jepte fund akuzave per korrupsion per perfaqesues te te dyja partive politike. Ajo u beri thirrje organeve te Drejtesise qe te hetojne akuzat publike dhe te marrin masat e duhura. Kete deklarate Topalli e beri gjate pjesemarrjes ne Sesionin e Asamblese Parlamentare te Unionit Nderkombetar Parlamentar IPU mbi rritjen e rolit dhe te peshes se parlamenteve ne ceshtjet thelbesore per demokracine qe po zhvillohet ne Gjeneve. Pyetjes mbi akuzat e ndersjella per afera korruptive kryetarja e Kuvendit u shpreh Si kryetare e Kuvendit i gjej shume te renda akuzat reciproke. Mendoj se ka ardhur koha qe institucionet duhet te veprojne ne menyre qe te mos krijojme nje klime helmuese qe ndot teresisht klasen politike. I bej ftese Edi Rames te lejoje deputetet e tij qe te votojne ligjin per kufizimin e imunitetit te politikaneve por edhe te gjykatesve edhe te institucioneve te tjera te cilat e perdorin kete si nje mburoje per te mbuluar mekatet e tyre. Eshte menyra e vetme per te luftuar korrupsionin - eshte shprehur Topalli. E pyetur per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit Topalli i cilesoi ato si zgjedhjet me transparente dhe me standardet me te mira te realizuara deri me sot ne Shqiperi. Se pari ne asnje rast ne asnje vend tjeter te botes nuk ka ndodhur si ne Shqiperi qe maxhoranca ti ofroje opozites zgjedhjen e sistemit elektoral. Eshte nje gje qe asnje qeveri ne bote nuk ta dhuron. I vetmi rast eshte rasti i Shqiperise dhe ne kundershtim me interesat e partise qe eshte ne pushtet. E dyta ne asnje vend tjeter me perjashtim te Shqiperise menyra e numerimit te votave permes fotografimit skanimit transmetimit online te votave ne cdo qender duke bere te mundur transmetimin online ne menyre te menjehershme ne kohe reale te numerimit te votave. Edhe pas nje viti e gjysme askush asnje force politike nuk ka paraqitur qofte edhe nje fakt qofte edhe nje prove per manipulim - eshte shprehur kryetarja e Kuvendit.

7 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›