E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Berishës, proteston Serbia

Serbia ka lëshuar një notë proteste ndaj Shqipërisë. Nota protestës ka të bëjë me deklaratën e kryeministrit Berisha, se projekti i unitetit kombëtar të shqiptarëve duhet të jetë ide udhëheqëse për të gjithë politikanët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. 

BEOGRAD- Serbia reagon pas deklaratave të kryeministrit Berisha për një bashkëpunim me të ngushtë të Tiranës zyrtare me liderët kosovarë në kuadër të unitetit kombëtar. Nëpërmjet një note proteste dërguar të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, Ministria e Jashtme serbe dënon deklaratën e Berishës duke e cilësuar si provokuese dhe që cenon ashpër sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë.

Ministria e Jashtme e Serbisë thotë se të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd i është bërë e ditur se deklarata te tilla i dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo notë proteste vjen menjëherë pas deklaratës se kryeministrit Sali Berisha, se projekti i unitetit kombëtar të shqiptarëve duhet të jetë ide udhëheqëse për të gjithë politikanët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›