Shkodër,1 i vdekur dhe 2 të plagosur në një aksident
Nga një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Beltoje në komunën e Berdicës në Shkodër, ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktima është 36 vjeçari Gjon Shulza.
SHKODER- Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e kësaj të marte pas një aksidenti të ndodhur në afërsi të fshatit Beltoje në komunën e Berdicës në Shkodër. Si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve njeri tip benz e tjetri kamion saurrel tip i vjetër ka humbur jetën 36 vjeçari Gjon Shulza nga fshati Rec i Komunës Velipojë.
Gjatë aksidentit shkak i të cilit ka qenë një parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit të kamionit janë plagosur edhe dy persona të tjerë të cilët udhëtonin me një makinë tip Fiat Punto me targa të huaja pjesa e parë e së cilës ka përfunduar poshtë kamionit. Ndërkohë policia ka shoqëruar menjëherë pas aksidentit drejtuesin e kamionit Fatbardh Boshtin, 35 vjeç nga lagjia “Qafë Kala” e Shkodrës. (a.r/news24/balkanweb)