Deklarata e Countryman Arvizu Te lexohet padeformime

Ambasadori amerikan ne vendin tonë Alexander Arvizu nga qyteti i Elbasanit ku morri pjesë në ceremoninë e betimit të 39 vullnetarëve të Korpusit të Paqes ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të amerikës për situatën politike në shqipëri duke mos ndryshuar asgjë nga deklarata e një dite më parë e zëvendës ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Tomas Kantrimen, por duke sugjeruar leximin e plote dhe të drejtë të saj.
“Intervista e zotit Kantrimen ishte shumë e thjeshtë, koncize dhe e kuptueshme. Nëqoftëse e keni lexuar me kujdes intervistën e tij do të shihni që nuk ka asnjë pyetje për qëndrimin e SHBA për situatën politike në Shqipëri. Dua të theksoj se ajo që ka thënë Countryman është ajo që unë mendoj për këtë situatë.Sigurisht që duhet ta lexoni të gjithë deklaratën dhe jo vetëm pjesët që ju pëlqejnë , me qëllim që të merrni kuptimin e plotë të saj” tha Arvizu.
Një ditë më parë Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Tomas Kantrimen në një intervistë për Zërin e Amerikës në lidhje më situatën politike në Shqipëri theksoi se përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Diplomati amerikan e vlerësoi procesin zgjedhor si më të mirin të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri duke iu sugjeruar partive politike që bazuar në rezultatin e procesit të bashkëpunojnë në mënyrë të civilizuar, qoftë përmes debateve publike, parlamentit apo për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Olgera Muka