E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyejne bojkotin Islami e Harasani ne parlament

 Andis Harasni dhe Kastriot Islami nuk ishin pjesë e bojktotit të parlamentit si pjesa tjetër e grupit parlamentar socialist këtë të enjte. Deputetë e selisë rozë të njohur dhe si anëtarë të Lwvizjes pwr Mendimin Ndryshe të pranishëm në seancë e argumentuan thyerjen e urdhërit me mos dakordësinë për politikat e Ramës, por dhe mos informimin nga grupi për vendimin e marrë.
“Vij në parlament me sakrificën përkatëse. Kam bërë një sakrificë shumë të madhe pasi asnjëherë në jetën time nuk ka thyer vendime, por më duket një vendim I gabuar aq më tepër që ka një aspect banal që ne nuk ftohemi, çuditërisht, pa arsye dhe ka njerëz aty që bëjnë propozime për të na përjashtuar nga partia, gjë që është e pamundur nga pikëpamja morale. Mund të jetë e mundur nga pikëpamja teknike, por jo nga pikëpamja morale. Kam një mesazh reflektimi në rradhë të parë për zotin Edi Rama që duhet të reflektojë thellë” tha Islami.

“Në rradhë të parë unë nuk di për një vendim të grupit pasi unë nuk jam thirrur në një mbledhje të grupit. Nuk di çfarë vendimi ka marrë grupi. Në rradhë të dytë, kam dy vjet që jam kundër bojkotit të parlamentit dhe nuk e kuptoj si mund tu kërkohet deputetëve të mos marrin pjesë në parlament, ndërkohë që nuk u kërkohet kryetarëve të bashkisë që kanë fituar të mos shkojnë në punë. PS e provooi dy vjet me bojkot. Ishte ky bojkot që u premtoi militantëve të PS zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të cilat siç e pamë nuk u arritën dhe nuk e kuptoj pse duhet të vazhdohet me rrugën e bojkotit” tha Harasani.

Dy deputetët nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e pak ditëve më parë të grupit kuvendor të PS-së ku u ra dakord për braktisjen e kuvendit. Harasani dhe Islami ishin ndër 5 deputetët e Lëvizjes së Mendimit Ndryshe, të cilët prej 2 vitesh kundërshtojnë politikat bojkotuese të Ramës ndaj kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›