“Deklarata e SHBA ishte e qartë, të respektohen institucionet ligjore”

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu detajon qëndrimin zyrtar të Departamentit të Shtetit
Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, është shprehur në mbështetje të deklaratës së dhënë një ditë më parë nga Kantrimen. Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, është shprehur në mbështetje të deklaratës së dhënë një ditë më parë nga Kantrimen. Ai u shpreh se deklarata e Kantrimenit ishte e qartë, e thjeshtë, koncize dhe mjaft e kuptueshme.
“Nëse e keni lexuar me kujdes deklaratën, nuk ka asnjë pyetje për sa i përket qëndrimit të SHBA për situatën në Shqipëri. Ajo që Kantrimen ka nënvizuar, është ajo që unë mendoj. Duket lexuar e gjithë deklarata për të marrë kuptimin e saj dhe jo vetëm pjesët që u interesojnë”, u shpreh Arvizu.
Komentet e tij, diplomati amerikan i bëri gjatë pjesëmarrjes në betimin e 39 vullnetarëve të korpusit të paqes, i cili kryhet për çdo vit në Elbasan. Betimi u krye pas përfundimit të trajnimit dhe duke nisur nga nesër do të nisin të punojnë në bashkitë, komunat, shkollat dhe qendrat shëndetësore në mbarë Shqipërinë.
Gjatë dy viteve të ardhshme ata do të punojnë si mësues të gjuhës angleze, edukatorë për promovimin shëndetësor , këshilltarë në fushën e zhvillimit organizativ të komunitetit.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes e nisën aktivitetin e tyre në vendin tonë në vitin 1992 me ftesë të qeverisë shqiptare.
Deri më tani në vendin tonë kanë shërbyer 310 mijë vullnetarë.
Korpusi u themelua në vitin 1961 nga presidenti amerikan John Kenedy.
Që nga ajo kohë, ai është i shpërndarë në më shumë se 140 vende të botës dhe ka si synim promovimin e vlerave dhe dhënien e ndihmës dhe kontributit konkret për popujt.