Deklarata e Thaçit pas arrestimeve: Tolerancë zero ndaj korrupsionit

Nuk do të ketë tolerancë ndaj përsonave të përfshirë në korrupsion, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pak orë pas arrestimit nga ana e EULEX-it të Ilir Tolaj, këshilltarit të Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Bujar Bukoshi.
“Dëshiroj të theksoj se përgjegjësia është individuale e secilit dhe unë do të respektoj dhe do të punoj maksimalisht me moton zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kudo dhe ndaj kujdo që paraqitet dhe ndaj kujdo që është i involvuar” tha Thaçi.
Thaçi vlerëson se arrestimi i Tolajt nuk e ka dëmtur imazhin e qeverisë, pasi sipas tij, imazhi i mirë i shtetit ndërtohet duke luftuar korrupsionin.
“Imazhi i shtetit të Kosovës ndërtohet duke e luftuar korrupsionin, prandaj po ndodh lufta e korrupsionit, e cila nuk do të jetë e lehtë, e as shkurtë, por e me vëshitrësi, e gjatë dhe me sukses të plotë dhe për këtë garantojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës” tha Thaçi.
Ndërkaq misioni i EULEX-it është duke zhvilluar hetime edhe ndaj disa zyrtarëve dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe Ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, pasi dyshohen për përfshirje në korrupsion dhe për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Bul Salihu < I mëparshmi