E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, aksion antikorrupsion. Në pranga këshilltari i Bukoshit

Policia e EULEX-it ka kryer arrestimin e parë në Qeverinë e Kosovës. Ajo së bashku me policët e Kosovës që janë pjesë e Task- Forcës Anti-Korrupsion, në kuader të një hetimi penal për shmangie tatimi kanë vënën nën pranga Ilir Tolajn, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Lidhur me këtë rast janë kryer bastisje në tri lokacione në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Bastisjet janë autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake. Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrje të zyrës së Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i.

Tolaj ka qenë edhe Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën kur ministër ishte Alush Gashi. Mjeku Tolaj është arrestuar si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe përfitim të pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›