Vrasja e dyfishtë në Pojan të Korçës, policia 3 milionë lekë për informatorin
Tre milionë lekë është shpërblimi që policia e Korcës ka vënë në dispozicion të personit që do të japë të dhënat për autorët e krimit të një dite më parë në fshatin Pojan ku si pasojë e një breshërie plumbash kanë mbetur të vdekur Altin Liçolli 34 vjec dhe Arben Nicaj 45 vjec.
Ngjarja e rëndë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë, ka mbetur mister edhe për policinë rajonale pasi nuk dihet asgje për autorët e mundshëm të saj dhe për vendndodhjen e tyre. E kaluara normale dhe e pastër, pa konflikte e viktimave e vështirësojnë edhe më tepër punën e policisë.
Viktimat kanë qenë në lokalin e Liçollit pranë shtëpisë së tij kur janë dëgjuar të shtënat që kanë lënë të vdekur në vend babain e tre fëmijëve Altin Licolli dhe të plagosur rëndë Arben Nicajn, i cili ka mbërritur në spital në gjendje kome ku ka ndërruar edhe jetë.
Rreth 15 banorë të fshatit Pojan janë marë në pyetje për dijeni të mundshme për ngjarjen e rëndë, por
ende nuk ka një pistë të saktë për hetimin dhe zbardhjen e saj.
Albana çakshiri