Deklarata e ambasadorit pas takimit me Clinton
John Withers ka folur ne radion publike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes pak kohe pasi ka marre nje ceremoni te organizuar nga Sekretarja Amerikane e Shtetit zonja Hillary Clinton ku eshte falenderuar veterani i Steta Department-it per punen e gjate te tij. John. L. Withers cilesohet nga njerezit e ministrise se Jashtme te SHBA si nje intelektualet e asaj godine ku merren vendime te medha te politikes amerikane ne bote. Per nje periudhe te gjate zoti Withers sherbeu si shef i operacioneve te Departmamentit qe eshte nje nga postet me te rendesishme zyrtare. Me pas ne vitin 2007 u emerua ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi. Gjate sherbimit te tij ne Tirane Withers u shqua si diplomati me mediatik ne vend i cili pas katastrofes se Gerdecit rriti kritikat e tij ndaj disa fenomeneve ne Shqiperi duke u kthyer ne nje diplomat te padeshiruar nga qeveria. Situata u acarua pas vitit 2009 kur qeveria rriti lotimin ne Uashington per te kerkuar largimin e ambasadorit amerikan ne Tirane. Mesohet se Ministri i jashtem i asaj kohe i ka derguar nje leter Departamentit te Shtetit ku e kritikonte zotin Withers. Por pergjigja nga Clinton ishte e prere Ambasadori John Withers perfaqeson qendrimin e qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Por Withers mbahet mend ne Shqiperi si ambasadori qe u dashurua shume me Shqiperine gje qe kishte ndodhur dhe me disa paraardhes se tij. Por ne dallim nga te tjeret Withers e njihte ne menyre te shkelqyer historine dhe letersine shqiptare. Ne shume nga daljet e tij publike citonte xhevahiret e fondit te letersise sone per te ilustruar qendrimet aktuale. Lidhja me Shqiperine duket se do te mbetet pergjithmone. E thote vete z.Withers ne VOA padyshim me nje pershkrim piktoresk Me merr malli te pi nje kafe nje kafe me gjithe kuptimin qe ka ky ritual ne Shqiperi perfshire bisedat dhe miqesite. Me merr malli per malet per qiellin e Shqiperise..