Norbert Mappes Vendimi per videon Meta-Prifti gjykata nuk ishte neutrale
Gjykata merret me ceshtjen nese videoja e regjistruar nga Prifti ishte apo jo legjitime por pyetjes pse dy ministra ulen se bashku per te biseduar per tenderet nuk i jepet rendesi shprehet autori i librit Mafia e Ballkanit Norbert Mappes-Niediek.
Gjykata e Larte ne Shqiperi shpalli vendimin e gjykimit kunder nje politikani te larte ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta. Ai akuzohej per korrupsion dhe u lirua nga akuza. Si e vleresoni kete rast
Mendoj se ky vendim duhet te jete pare ne Shqiperi si skandal sepse ai ishte shkaktari qe njerezit dolen ne rruge ne numer te madh dhe ku pati kater vete qe humben jeten. Druhem se vendimi nuk do te mbetet pa rezonance. Rreziku me i madh eshte se protesta te tilla pervetesohen serish menjehere dhe perfundojne ne konfrontime vdekjeprurese si ato qe sundojne gjithnje politiken shqiptare. Dhe nuk ekzistojne instanca neutrale as gjykata qe dha gjykimin nese behej apo jo fjale per korrupsion nuk ishte neutrale. Tema e ketij procesi ishte nese videoja e regjistruar nga ish-ministri i Ekonomise Prifti ishte apo jo legjitime dhe a duhej lejuar apo jo por pyetjes pse dy ministra dy figura udheheqese te politikes shqiptare ulen se bashku per te biseduar per tenderet nuk i jepet rendesi.
Korrupsioni eshte nje fenomen i zgjeruar vecanerisht ne vendet e Ballkanit. A eshte korrupsioni ne Shqiperi njesoj si ne vendet e tjera apo kemi te bejme me nje rast te vecante
Ka edhe vende te tjera fqinje ballkanike ku korrupsioni eshte i perhapur shume por ajo qe e ben me te rende ne Shqiperi eshte se nuk ekziston vetedija se nevojiten instanca vertet neutrale. Rolin e prokuroreve e merr gjithnje nje tjeter. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar jane gjithnje ata te tjeret. Menjehere pas dhenies se vendimit Ilir Meta doli para nje publiku te sajuar dhe tha se kjo eshte nje fitore ne luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar. Nje gje e tille eshte vertet paturpesi.
Pse eshte kaq e veshtire ne Shqiperi per te luftuar kunder korrupsionit dhe kriminalitetit. Mungon vullneti politik apo strukturat ekzistuese jane te mbingarkuara per te pasur sukses ne kete lufte
Sistemi partiak eshte aq shume i projektuar mbi konfrontimin saqe kurrkush nuk i shpeton dot dhe kushdo ndodhet nga njera apo tjetra pale me mua ose kunder meje. Keshtu qe nuk ka vend per dicka neutrale. Per mua kjo perben nje problem te madh per shoqerine shqiptare. Aty ekziston edhe nje lloj tradite per polarizime te tilla te cilat nuk mund te kapercehen si duhet. Per shume kohe eshte shpresuar qe pas konfrontimeve te vitit 1997 do te kthehej arsyeja por megjithese disa gjera jane permiresuar ndaj konfrontimit nuk ka ndikuar asgje.
A e ka bere drejtesia si duhet punen
Kjo vlen edhe per drejtesine e cila rrotullohet ne kete sistem te polarizuar. Rasti i ketij gjykimi nuk mund te vleresohet ne detaje sepse ne nuk e kemi ende ne dore argumentimin e vendimit per te mesuar se mbi cbaze e kane marre vendimin gjyqtaret por duket qarte se gjykata nuk e ka marre per baze sistemin dhe prezumimin per te cilen behet fjale ne bisedimet per porosine e Albpetrolit. Dhe mua kjo me duket nje shenje e rrezikshme.
Shqiperia perpiqet te afrohet me BE-ne nderkohe qe BE-ja eshte duke dhene gjithnje e me shume vleresime negative per Shqiperine dhe luftimin e korrupsionit. A mjaftojne vetem deklaratat e BE-se qe thote ju duhet te luftoni me mire korrupsionin demokracia juaj duhet te funksionoje me mire
Une shpresoj se BE-ja do te kerkoje ne hapin tjeter te zgjerimit si ne rastin e Kroacise qe korrupsioni te luftohet ne nivel te larte. Nese shihni rastin e Kroacise aty eshte bere shume pas doreheqjes se ish-kryeministrit Sanader. Rruga e Kroacise per ne Bashkimin Europian u hap kur u bene vertet denime ne nivel te larte ne nivel ministrash apo punonjesish te larte te shtetit. Nje korrupsion i tille mund te luftohet vetem nga lart. Kete BE-ja e kuptoi ne rastin e Kroacise dhe une shpresoj se kjo pervoje do ta shoqeroje edhe procesin e pranimit te Shqiperise ne BE.