E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te degjohet deshmia e vellait te Hekuran Dedes

Selia roze Kreu i opozites eshte takuar me ambasadoren britanike. Falenderon Trojken

Partia Socialiste apelon per nje hetim te pavarur dhe te pandikuar politikisht per ngjarjet e 21 janarit 2011. Ne nje takim te zhvilluar dje mes kreut socialist Edi Rama dhe ambasadores britanike Fiona McIlwham lideri i selise roze ka nenvizuar domosdoshmerine e nje hetimi te plote per ngjarjet ne fjale per zbardhjen e pergjegjesive dhe per nxjerrjen para drejtesise se tyre. Ky apel vjen vetem pak dite para pervjetorit te pare te cilin PS-ja ka menduar ta perkujtoje me homazhe ne bulevard. Ka dy arsye themelore qe e bejne koherente kerkesen e opozites ndonese angazhimi i saj per ngjarjen ka qene jo i njetrajtshem pergjate vitit qe shkoi. Thene ndryshe nuk ka nje kauze drejtesie nga ana e opozites te qendrueshme dhe te artikuluar ne kete drejtim perderisa qe prej 21 janarit 2011 e deri me sot debati politik ka njohur ulje-ngritjet e veta deri ne gjetjen e konsensusit. Gjithsesi vendimi i Gjykates se Larte per pafajesine e Ilir Metes per akuzat qe atij iu bene si dhe aktualiteti qe krijon ngjarja ne fjale me njevjetorin e vet diktojne kalimin ne kete aksion diplomatik te socialisteve te cilet pas gjithe investimit te bere per ceshtjet kryesore pas vitit 2009 mbeten ende pa nje fitore. Ajo qe sot kerkohet si drejtesi per ceshtje kaq flagrante eshte ne planin politik nje paradigme e pashmangshme per zgjedhjet e vitit 2013 te cilat me te gjitha reformat e mundshme zgjedhore nuk mund te zhvillohen normalisht dhe te japin fitues e humbes legjitime. Ne kete kuader Edi Rama ka bere nje deklarate shoqeruese pas takimit duke adresuar si shprese per rivendosjen ne bosht te drejtesise faktorin nderkombetar dhe shoqerine shqiptare. Ne emer te te gjithe popullit opozitar dhe posacerisht te familjeve te deshmoreve te 21 janarit i shpreh mirenjohje botes demokratike qe permes trojkes se ambasadoreve foli sot qarte per drejtesine e munguar per vrasjen e Hekuran Dedes Aleks Nikes Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit. Pa qendrimin e qarte dhe te hapur te botes demokratike ne mbeshtetje te palekundur te nje hetimi e drejtesie ne perputhje me Kushtetuten e me ligjin per krimin e vrasjes se kater protestuesve te pafajshem nuk ka asnje gjase qe ai krim makaber te ndeshkohet shprehet Rama duke u bere apel qytetareve te lexojne dhe mbajne parasysh edhe deshmine e vellait te Hekuran Dedes. Me te njejtin pergjegjesi eshte edhe trajtimi i reformes zgjedhore i cili eshte kuadri baze i garancive teknike per zgjedhjet. Dy jane ftesat qe kreu socialist ka perseritur ajo per ndeshkimin me vote te qeverise dhe ajo per pjesemarrje ne homazhet e dites se shtune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›