Deklarata e palexuar e AAK-së

Prishtinë, 20 gusht - Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora çitaku, këshilltarët e kryeministrit Dukagjin Gorani e Tomë Gashi janë disa nga emrat që sipas deklaratës së “censuruar” të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë marrë pjesë në bisedime sekrete me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Serbisë, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja e Prishtinës, “Zëri”.
Të gjithë të apostrofuarit kanë hedhur poshtë se kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Në deklaratën që nuk u lexua nga AAK të mërkurën, thuhet se takimet me zyrtarët serbë janë zhvilluar në Paris, ku nga Kosova ka marrë pjesë zëvendësministrja Vlora çitaku, ndërkaq në Bruksel me zyrtarë serbë është takuar ministri Hoxhaj dhe këshilltarët e kryeministrit, Tomë Gashi e Dukagjin Gorani.
“Zëri” ka konfirmuar përmbajtjen e letrës së palexuar në konferencën për shtyp të së mërkurës, nga disa burime në AAK për të siguruar deri në maksimum vërtetësinë e saj.