E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviq paralajmëron vizitë në Kosovë

Prishtinë, 20 gusht - Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, përkundër ndalesës nga ana e Qeverisë së Kosovës për vizitat e zyrtarëve serbë, ka paralajmëruar sot një vizitë në vendin tonë.
Ndërkaq, siç raporton RTK, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha sot se Bogdanoviq mund të hyjë vetëm privatisht, pasi që ai është banor i Kosovës, e do të ndalohet në qoftë se ai dhe të tjerët përpiqen të zhvillojnë aktivitete zyrtare. Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos i lejuar zyrtarët serbë që të hyjnë në vend është i plotfuqishëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë.
Policia e Kosovës ka ndaluar dje, Dejan Petkoviqin, ndihmës ministrin për Kosovë në Qeverinë serbe, për të cilin ishte urdhëruar që të dëbohej për në Serbi, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi u konfirmua se ai është banor i Kosovës dhe mund të lëvizë lirshëm.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›