Pritet zvogëlimi i zonave mbrojtëse rreth objekteve fetare

Bashkë me kalimin e përgjegjësive të disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, të klasifikuara si më të rëndësishmet, në përgjegjësi policisë së Kosovës, do të zvogëlohet edhe hapësira e zonave mbrojtëse rreth perimetrit të tyre, raporton RTK.
Hapësira e kufizuar rreth këtyre objekteve deri më tani ka qenë dyfish më e madhe se ajo e përcaktuar me dokumentin e Ahtsarit.
Kreu i policisë së Kosovës Behar Selimi thotë se zonat rreth kishave që dikur kanë pasur perimetër më të madh duhet të zvogëlohen, sepse tani thotë ai ekziston shkallë shume më e lartë e sigurisë.
“ Aktualisht jemi duke bërë vlerësime së bashkë me ekspertët e KFOR-it dhe përfundimi i i këtyre vlerësimeve mund të bëjë ndryshime. Varësisht nga nevojat operative do të ketë ndryshime. Pra, nevojat e operative mund të bëjnë që në rishikim të kemi perimetër tjetër sigurisht më të vogël, por në korniza të Pakos së Ahtisarit”, ka thënë Selimi.
Me dokumentin e Ahtisarit, 43 monumente kulturore serbe në Kosovë konsiderohen objekte mbrojtëse. Këto janë përfshirë në tri kategori të rëndësisë dhe nivelit të rrezikshmërisë në bazë të të cilave perimetri i sigurisë rreth tyre është përcaktuar nga 50 deri në 200 metra.
Megjithatë Selimi nuk shpejgon se kur do të kaloj ky proces komplet në përgjegjësi të policisë së Kosovës.
“Tani si duket duhet të vonohemi për shkak të vlerësimeve të ekspertëve të KFOR-it por edhe për shkak të hezitimit të manifestuar të përfaqësuesve të KOS-it. Kjo mund ta këtë bërë KFOR-in të rishikoj procesin sidomos në kuptimin e afateve”, ka thënë Selimi.
Sipas RTK-së, pavarësisht vlerësimeve për shkallën e implementimit të dispozitave të Pakos së Ahtisrait rreth mbrojtjes së këtyre monumenteve fetare serbe, transferi i përgjegjësive për ruajtjen e tyre tashmë ka prekur pikën më të rëndësishme. Në proces sipas marrëveshjes janë manastiri i Graçanices, Deviçit, Zoçishtit, Arkangjelit të Shenjte, Budisavcit, Goriçit, Deçanit dhe Patrikanën e Pejës.
Prej vitit 1999 harta e organeve të sigurisë përfshinte një listë prej 176 objekteve fetare. Prej këtyre 156 ruhen me patrulla të shtuara, ndërsa 18 me patrulla statike.
Aktualisht vlerësohet se 166 objekte kanë nivel të ulët të rrezikshmërisë, ndërsa 8 prej tyre nivel të mesëm.
Sipas dispozitave të Pakos së Ahtisarit rreth këtyre zonave mbrojtëse ndalohet çdo zhvillim industrial, ndërtimi i objekteve më të larta se monumenti kulturor nën mbrojtje, ndërtimet ose zhvillimet komerciale, tubimet publike apo rekreative.
Para nismave për aktivitete të kësaj natyre komuna përkatëse patjetër duhet te konsultohet me Kishën Ortodokse Serbe.