KFOR: Situata e sigurisë në mbi 80 për qind të Kosovës - e qetë dhe stabile

Prishtinë, 20 gusht - Komandanti i KFOR-it Markus Bentler tha sot se situata e sigurisë, përfshirë atë në veri të lumit Ibër është e qetë dhe stabile.
”Situata e sigurisë në Kosovë, në më shumë se 80 për qind të territorit të saj është e stabile dhe e qetë. Kohët e fundit, në korrik, në kemi pasur disa incidente në Mitrovicë. Ne po punojmë ngushtë me të gjithë partnerët, që kjo gjendje në të gjitha pjesët, përfshirë atë në veri të lumit Ibër të mbetet e qetë dhe stabile, sepse njerëzit atje e meritojnë këtë”, tha komandanti i KFOR-it gjenerali Markus Bentler, në përfundim të ushtrimit të përbashkët “Skifteri i Ballkanit 3” në kampin e Vrellës, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, raporton RTK. Në këtë ushtrim u demonstruan shkathësitë e forcave paqëruajtëse në raste emergjente dhe ballafaqimi me protestues të dhunshëm. Megjithëtë, në ushtrime nuk pati pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por Bentler tha se në të ardhmen KFOR-i do të organizojë edhe ushtrime të tilla.
Komandanti i KFOR-it lëvdoi forcat e rendit të Kosovës dhe i cilësoi partner në të cilin mund të gjejnë mbështetje.
KFOR-i ndodhet në procesin e reduktimit të madh dhe bartjes së shumë përgjegjësive të veta tek mekanizmat vendor, si reflektim i vlerësimeve për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë.