Koshtunica: Serbia iu ka ekspozuar presioneve të jashtme

Beograd, 20 gusht – Kryetari i partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Vojisllav Koshtunica, ka vlerësuar sot se Serbia po kushtëzohet që me territore të veta të paguajë vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane, raportojnë mediet serbe.
“Serbia shpejt do t’i ekspozohet presioneve dhe shantazheve të hapura se vazhdimi i rrugës evropiane çon kah vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën”, ka theksuar Koshtunica në një deklaratë me shkrim, raporton FoNet.
Koshtunica ka thënë se Serbia do të ketë presion që të ndryshojë rezolutën e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të KB, në atë mënyrë që, në marrëveshje me BE-në, do t’i bashkëngjitet dispozita që Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë për çështje teknike, në mënyrë që të bëhen fqinjë të mirë.
Sipas fjalëve të Koshtunicës, që para dy vjetësh ka qenë e qartë se forcat perëndimore “të cilat qëndrojnë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së rrejshme të shtetit të Kosovës, do të shfrytëzojnë çështjen e integrimit evropian, si një shantazh dhe presion të veçantë ndaj Serbisë për të vendosur marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën”.
“Jo vetëm që është e pavërtetë se Kosova dhe BE janë tema të ndara, por e vërteta është se Serbia në mënyrën më të drejtpërdrejtë kushtëzohet që me territorin e vet të paguajë vazhdimin e integrimeve të paqarta evropiane”, ka vlerësuar Koshtunica.
Ai ka thënë se Mendimi i GJND-së është shfrytëzuar si shkas, në mënyrë që më shpejt të nisin presionet e hapura ndaj Serbisë. Sipas tij, përgjigja e vetme e drejtë do të ishte që Serbia të kundërshtojë presionet dhe shantazhet dhe qartë të tregojë se rruga evropiane nuk mund të ndërtohet me heqjen dorë nga Kosova dhe me shitjen e territoreve të vendit.