E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata shokuese nga Izraeli: Jemi të suksesshëm në mbrojtjen e civilëve

Stamboll - Në një moment kur mbarë bota po bëhet dëshmitare e masakrave çifute në Palestinë, Konsulli izraelit në Stamboll të Turqisë, Mordehai Amihai ka deklaruar se Izraeli ka qenë i suksesshëm në premtimet e dhëna se nuk do të qëllojë mbi popullsinë civile. Në një intervistë të dhënë për agjensinë turke të lajmeve Cihan, Amihai u shpreh se “Izraeli është treguar i kujdesshëm të mos godas ndaj civilëve, gjë kjo që nuk ka ndodhur nga ana e Hamasit i cili ka vënë në shënjestër ata.

Pyetjes lidhur me raportin e OKB-së së rreth një e katërta viktimave janë civilë, diplomati izraelit ju përgjigj në këtë mënyrë: “Kjo do të thotë që jemi në gjendje të ndajmë militantët nga civilët”. Më tej ai këmbënguli në qëndrimin se edhe sulmet ndja Gazës kanë patur për qëllim uljen e vrasjeve tek civilët.

Amihai ka pohuar se konflikti në fjalë po ndikon negativisht edhe marrëdhëniet Turqi-Izrael.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›