Hungari, brenda një jave 35 vetë humbin jetën nga të ftohtët
Budapest - 35 persona kanë humbur jetën gjatë javës së fundit si pasojë e ngricave dhe motit të ftohtë në Hungari. Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë gjetur edhe dy viktimat e fundit, një 61 vjeçar në qytetin e Peneszlekit dhe një 82 vjeçare në Gyongyos. Sipas një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se nga fillimi i vjeshtës e deri më tani, numërohen mbi 80 viktima të shkaktuara nga kushtet atmosferike.
Ndërkohë, personi ombudsman Mate Szabo, i ka bërë thirrje qeverisë hungareze të mbledh një shtab krize që të bashkëpunojë me Zyrën për Fatkeqësitë Natyrore të Hungarisë. Sipas planit të propozuar, do të merren masa për kujdesin e të gjithë atyre të moshuarve që jetojnë të vetëm në vendbanimet e tyre.
Hungaria ka një popullsi të moshuar dhe një numër të madh të moshuarish që jetojnë në vetmi.