E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata zyrtare e europarlamentarëve: Kush bën bojkot, nuk e do Shqipërinë në BE

“Të gjitha përpjekjet për të bojkotuar punën e Parlamentit në të ardhmen, do të pengonin dhe vështirësonin ambiciet e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”. Kështu theksojnë në një deklaratë të përbashkët deputetët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan, Jelko Kacin, Simon Busutil, Tanja Fajon dhe Marije Konerlisen. Eurodeputetët u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë, të vazhdojnë përpjekjet që zgjidhja të gjendet brenda institucioneve demokratike. “Të gjitha institucionet demokratike duhet të jenë funksionale në mënyrë që të përballojnë sfidat e integrimit europian” - thuhet në deklaratë, në të cilën më tej citohet se debate politik duhet bëhet në këto insitucione, vendimet e të cilave duhet të respektohen nga të gjithë. Po kështu, anëtarët e Parlamentit Europian mirëpritën progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Ata theksojnë se Parlamenti Europian, është i kënaqur me nivelin e përgatitjes teknike për këtë proces. “Jemi gati të mbështesim heqjen e rregjimit të vizave për Shqipërinë,- shprehen deputetët, mes tyre edhe koordinatori i grupit më të madh politik në komitetin përgjegjës për çështjen e vizave, Simon Busutil dhe raportuesja për çështjen e vizave Tanja Fajon. Pas takimit me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, europarlamentarët thanë se, ata mirëpresin gatishmërinë e palës shqiptare, për të hapur një erë të re të dialogu ndërparlamentar dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë që përfaqësohen në Asamblenë Kombëtare Shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›