PD: Ja si hetojnë 100 prokurorët; PS e refuzon hetimin brenda 24 orëve

Deputeti demokrat Aldo Bumci gjate nje interviste ne tv Alsat ka sqaruar oferten e kryeministrit drejtuar opozites per hetimin e zgjedhjeve nga 100 prokurore dhe mekanizmat qe vene ne levizje kete proces. “Ky propozim ka dy elementë të rëndësishëm. E para, tregon vullnetin tonë politik se ne dëshirojmë t’i japipm zgjidhje situatës. 100 prokurorët janë përveçse një vullnet shumë i qartë politik për të zgjidhur krizën, i jep përgjigjet të gjitha kërkesave publike të bëra nga zoti Rama. Konkretisht, kërkohet transparencë. Prokuroria si organ hetimor ka të drejtë të hyjë në themel të çdo çështjeje. Ne i po japim mandin 100 prokurorëve, pra organit të akuzës që të hetojë të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet. Përveçse akuzave që mund të bëjnë palët prokuroria mund të hetojë edhe kryesisht. Kjo ekziston për çështje ordinere dhe për çdo çështje që prokuroria mendon se ka një element për të hetuar. Ateherë, këtu i gjithe parlamenti, shumicë dhe pakicë, i jep një mbështetje organit të prokurorisë, duke përkrahur me mjete financiare dhe me çdo mjet tjetër të nevojshëm që një numër i konsiderueshëm prokurorësh, rreth 100 t’i dedikohen hetimit të zgjedhjeve dhe të hetojnë zgjedhjet në detaje në të gjitha zonat”, tha Bumçi.
Por Partia Socialiste ka nxituar t’i vertetojë opinionit publik se s’ka asnjë interes për hetimin parlamentar, pasi e ka rrëzuar brenda 24 orëve, ofertën e fundit të demokratëve. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Ditmir Bushati u shpreh se mazhoranca duhet të ofroj vetëm vullnetin e saj për të ngritur një komision hetimor, që nuk ndalon hapjen e kutive. “Përsa i përket propozimit të vjetër të Sali Berishës për hetimin e zgjedhjeve nga një grup prej 100 prokurorësh, do të thoja se nuk duhen 100 prokurorë po vetëm një mazhorancë që zbaton Kushtetutën dhe nuk pengon transparencën! Transparenca e kutive dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve është detyra kushtetuese e ligjvënësit. Nuk duhen 100 prokurorë, mjafton një komision hetimor që nuk ndalohet të hapë kutitë”, u shpreh deputeti i PS-së, Bushati.
...