Deklarata/Rama grave: Berisha nuk i di hallet tona

8 marsi ka çelnikosur marrëdhëniet e kryesocialistit me elementin femër, duke i konsideruar bashkëluftëtaret e tij, si “martire të kauzës së përbashkët”
Reflektoi edhe Edi Rama dje në ditën ndërkombëtare të 8 marsit.
Reflektimi i tij nuk ishte nga pozitat e një personi që ka mundësi të bëjë diçka për përmirësimin e “lirive e të drejtave” të grave, por, sikundër askush nuk e priste, ai e rreshtonte veten në radhën e “viktimave” me shpresën për një “botë të lirë”.
Duke marrë përsipër rolin emancipues dhe i zemëruar me mungesën e djeshme të efektit të protestës së “çuna-grave” të re:freshit të Erion Veliajt, Edi Rama si grua, “status” në të cilin kishte zgjedhur t’i vishte vetes, shpërndau teorinë “e rolit të patjetërsueshëm që natyra e liria u ka përcaktuar (grave) për ekuilibrat e sotëm shoqërorë të vendit”.
Me aq sa dimë e kemi lexuar nëpër gazeta të tjera të përditshme, Edi Rama, më tepër se sa një “grua-viktimë” që mund të pretendojë se është, ca më tepër është një persekutor që i shndërron “gratë” në “viktima” dhe nuk është se ia “ka ndjerë shumë” për ruajtjen “e ekuilibrave të sotëm shoqërorë të vendit”.
“Gratë e jetës së tij”, të konfirmuara si “viktima” jo vetëm nga, bie fjala gazeta “TemA” (e mërkurë 20 shtator 2000, Vit II, Nr. 74, apo edhe e enjte 21 shtator 2000, Vit II, Nr. 75), pak lënë mundësi të besojmë se Edi Rama e ka seriozisht kur shprehej dje (rreth 11 vjet e gjysmë më vonë) për atë se “sa shumë ende duhet bërë që gratë”.
Ose..., ose..., kur ai shpreh “merakun” se “sa shumë ende duhet bërë që gratë”, ndoshta ka “brengën” që vetë, të paktën sikurse sipas burimeve të sipërcituara të mediave të shkruara, nuk ka bërë sa duhet, jo vetëm për pjesën “Dosja Rama: Ja si e ka shkatërruar ai familjen” (Gazeta “TemA” e mërkurë 20 shtator 2000, Vit II, Nr. 74), por edhe për atë se si “ministri që merr 1 milionë lekë në muaj, që vjedh 700 milionë lekë në tre muaj, nuk jep 10 mijë lekë për Grigorin dhjetë vjeçar, që vdes urie” (Gazeta “TemA” e enjte 21 shtator 2000, Vit II, Nr. 75).
Si do që ta tentojë ta vërtisë ai (Edi Rama) sot, strumbullari është pakënaqësia ndaj grua-bashkëshortes së tij e cila “shkonte me babain” (po aty, si më sipër)...
Pikërisht..., këtu (jo thjesht dhe vetëm për çështje impotence) dyshohet se ka startuar “zemërimi” i Edi Ramës ndaj “meshkuj-baballarëve”, aq sa dje e konfirmoi atë të rreshtuar atë në anën e “gra-viktimave”, ku ai vetë “apelonte” për “mos diskriminim” të tyre, por stononte kur “apelonte sërish” për “mos vuajtjen e dhunës në familje”...
Oh sa e fortë tingëllon kjo...!?
Ai, për të cilin nuk mungojnë anekdotat e “grave të jetës së tij”, dje nuk e fshihte frikën ndaj “dhunës në familje”...
Nga ndjehet vallë i kërcënuar Edi Rama brenda “dhunës së mundshme në familje”..., aq sa dje të kërkonte ndihmë në emër dhe si “grua-i papunë” i konfirmuar që prej 8 majit 2011..., për faj “jo të tyre” por, sipas mendimit dashakeqës, që vetëm ai e beson, të kryeministrit Sali Berisha.
Ndoshta ai ende beson se “fajin e ka Berisha”, edhe kur i dhunon fizikisht e financiarisht “gratë e jetës së tij” edhe kur bën rolin e “grua-viktimës”... si për 8 mars...