Sekui: Reforma zgjedhore po ecën ngadalë
08/03/2012 Takimi me dyer të mbyllura, mazhoranca dhe opozita diskutojnë për 2 orë për reformat
“Duhet angazhim dhe vullnet politik më shumë në ecjen drejt rrugës së integrimit”
Mazhoranca dhe opozita, në prani dhe të ambasadorit të BE-së në vendin tonë, për afro 2 orë diskutuan me dyer të mbyllura mbi reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Në hapje të ditës së dytë të takimit konsultativ BE-Shqipëri për planin e veprimit mbi 12 prioritetet e Komisionit Europian, ambasadori i BE-së, Etore Sekui, u shpreh kritik për punën e bërë nga grupi parlamentar për reformën parlamentare. “Ka pasur progres, ecuri në një sërë fushash, p.sh. në procesin e reformës elektorale (nuk do të flas këtu për historikun e arritjeve), gjithsesi mendoj se është e nevojshme që të arrihet progres për sa i përket reformës elektorale. Duhet të shtojmë përpjekjet, në mënyrë që të arrijmë afatet. Grupi i punës për procedurat parlamentare ka ecur me një hap më të ngadalshëm, por mendoj se është e rëndësishme të shtohen energjitë në këtë aspekt”, - tha Sekui. Më tej ambasadori shtoi se “kohët e fundit KE-ja ka anonçuar një projekt binjakëzimi për asistencë ndaj parlamentit, ndaj mos hezitoni të kërkoni asistencën e këtij projekti, ndërsa për problemet kryesore që duhen trajtuar mendoj se ekziston vullneti politik për t’i zgjidhur”. Duke iu referuar arritjeve të bëra që nga nëntori i kaluar, ambasadori Sekui bëri apel sërish për vijimin e bashkëpunimit mes palëve. “Në përgjithësi janë shënuar arritje: kemi folur për miratimin e një sërë ligjesh që kërkon një mazhorancë, përfshi dhe ligjin për Avokatin e popullit. Të gjitha këto janë arritje të rëndësishme, por duhet angazhim dhe vullnet politik më shumë në ecjen drejt rrugës së integrimit. Jemi këtu t’ju ndihmojmë, por ky është vendi juaj, kjo është e ardhmja juaj”, – përfundoi Sekui.
Majlinda Bregu
Në takimin e djeshëm ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kërkoi vullnet politik nga opozita për përfundimin e reformës zgjedhore dhe atë parlamentare. “Ky proces çdo ditë e më shumë kërkon të na sjellë të gjitha palëve së bashku. Kërkon që të gjithë, individë dhe politikanë, të jemi në të njëjtën linjë dhe në të njëjtën varkë me aspiratat e 94 për qind të shqiptarëve. E kundërta na dëmton të gjithëve. Dëmton iniciatorët, por dëmton edhe qytetarët e axhendën kombëtare të integrimit të Shqipërisë”, - tha Bregu.