E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata/“Raporti i Dick Marty-t është shkruar nga prokurori serb, Vukçeviç”

26-06-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha konfirmon bashkëpunimin me EULEX-in

Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që i jep liri EULEX për hetime ndaj akuzave të Martit, për të cilat Berisha shprehu se ka ndjerë keqardhje, pasi u shkrua nga një prokuror serb.
Duke iu përgjigjur interesimit të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për një çështje të tillë, Berisha tha se si kryetar i qeverisë së Shqipërisë, ka qenë i interesuar për hetimin e këtyre akuzave që kanë të bëjnë me krime kundër njerëzimit. “Për sa i përket raportit të Dick Marty-t, zyrtarisht unë jam shumë i interesuar për hetimin e çdo akuze që lidhet me krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Nuk duhet të ekzistojë asnjë dallim kombëtar. Duke thënë këtë më ka ardhur keq për disa nuanca raciste në atë raport. Kur mësova se një pjesë e madhe e tij ishte shkruar nga Vukçeviç, më ka ardhur më shumë keq. Por, kjo nuk e bllokonte atë çfarë kërkova për hetimin. Për njohuritë tuaja dhe të kolegëve tuaj, ne aprovuam një ligj të veçantë në Parlament, që i jep të gjitha autoriteteve, skuadrës hetuese të EULEX, të drejtën për hetim në vendin tim. Ata skicuan ligjin, ne e votuam ashtu siç ishte. Qëndrimi im në lidhje me këtë çështje është se duhet hetuar plotësisht”, tha kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›