E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri Morsi dhe roli i ushtrisë egjiptiane

26-06-2012 / Nga David Ignatius (Uashington Post)

Me vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe ardhjen nё pushtet tё kandidatit tё Vëllazërisë Myslimane Mohamed Morsi, si presidenti i ri i Egjiptit; “Modeli turk” i demokracisë myslimane (aq shumë i lakmuar) është vёnё nё provë. Ky model përfshin edhe një faktor që po shqetëson popullsinë Egjiptiane, i cili ishte një përbërës i rëndësishëm në rritjen e Turqisë si superfuqi rajonale; pra një ushtri e fortë që është trajnuar  të veprojë si garant  i një shteti të qëndrueshëm perëndimor, por me prirje laike. Ushtria egjiptiane ka ngecur dhe është rrezuar gjatё gjithё këtij tranzicioni dhe Gjeneralët kanë hasur përbuzje në përpjekjet e tyre për të mbrojtur veten dhe ato pak tё drejta qё kanё mbetur. Tani, me ardhjen nё pushtet tё presidentit tё ri, ata më shume se kurrë duhet tё mos bëhen pengesë, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme për të formuar një parlament të ri, i cili do t’i zërë vendin tё vjetrit qё shkoi dёm (u shpërbё) nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, dhjetë ditë më parë. Por, unë do të isha i befasuar nëse Morsi dhe Vëllazëria nuk do tё ndiheshin mё tё lehtësuar duke pasur ushtrinë si mbështetje, në këtë epokë vendimtare për Egjiptin. Detyra e parё do të jetë shpëtimi i ekonomisë dhe sigurimi i investitorëve, turistëve dhe bamirësve të huaja, pёr tё cilët Egjipti ka nevojë që tё jetё sёrish njё vend i sigurt për biznes. Pa ndihmën e ushtrisë, kjo gjë do tё ishte e pamundur. Khairat el-Shater, një strateg kryesor i Vëllazërisë, duket se i ka kuptuar të mirat e një partneriteti tё tillë të sigurisë, këtë informacion e sigurova kur e takova, disa ditë përpara votimit përfundimtar më 16 -17qershor. "Stili ynë nuk është konflikti," tha ai, për të shpjeguar pse administrata Morsi do të mundësojë  ruajtjen e vazhdimësinë në disa udhëheqje të larta të ushtrisë dhe të shërbimit të inteligjencës. Ai tha se kjo vendimmarrje do të jetë një sinjal i rëndësishëm i stabilitetit kundrejt qeverive të huaja. Ushtria duhet të tërhiqen tani, duke marrё rolin e duhur, e fjalëpakë ushtarak, pra mbrojtjen e shtetin dhe kushtetutës në ekstrem, përndryshe do tё jenё civilёt ato qё do tё drejtojnë. Kjo është mjaft e ngjashme me përshkrimin qё njerëzit do të kishin ofruar Turqisë në periudhën kemaliste, kur ushtria kontrollonte parametrat politike në mënyrë që të ruajë karakterin laik të shtetit, themeluar nga Kemal Ataturk në vitin 1919. Në atë zonë të mbrojtur, të sigurt edhe për atë që disa e kanë konsideruar si një parti ekstremiste “AK”, e cila u konsiderua edhe si një degë e Vëllazërisë, u themelua edhe Turqia moderne e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan. Egjipti ka nevojë për një qeveri të fortë civile, e cila mund tё përmbushë premtimet e revolucionit, duke përfshirë reduktimin e korrupsionin dhe një shpërndarje më të drejtë të fryteve tё sipërmarrjes së lirë. Por, është gjithashtu e vërtetë se momentalisht, Egjipti i tronditur ka nevojë për stabilitetin që do të rezultojë nga një partneritet demokratik i "ushtarit dhe shtetit", siç e përshkruan edhe  Samuel Huntington  në titullin e një libri të famshëm. Mё mirë ky sistem sesa ndonjë tjetër, “receta” mё e famshme e Huntington-it për të ardhmen, "Përplasja e qytetërimeve".

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›