Deklaratat e Dimas për Dishon, reagon AK-ja
Precedent unik i ka quajtur Aleanca Kuq e Zi deklarimet e një dite më parë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas lidhur me dënimin e kreut të OMONIA-s, Naum Disho.
Ministri grek e quajti një zhvillim të turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri, si dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, dënimin dhe mospezullimin e dënimit të Dishos.
Ndërkaq, mëngjesin e së dielës në një reagim të Aleancës Kuq e Zi thuhet se, diplomati grek ka fyer drejtësinë shqiptare, duke shtuar se, është e turpshme që diplomacia shqiptare ende nuk ka reaguar.
Aleanca kuq e zi ka kërkuar që Greqi të mos ndërhyjë në sovranitetin e vendit, ndërsa duke iu referuar gjendjes së vështirë ekonomike, Aleanca Kuq e Zi shprehet se Athina digjet, diplomacia greke krihet.