E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet, Romni fiton në Uashington

Kandidati presidencial i republikanëve, Mit Romni ka fituar zgjedhjet paraprake në shtetin e Uashingtonit.

Ai ka marrë 37 për qind të votave, ndërsa ish senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum dhe kongresisti nga Teksasi Ron Pol, kanë marrë secili nga 24 për qind.

Romnit i duhej një fitore para Super të martës, më 6 mars, ku 10 shtete mbajnë zgjedhjet pararpake në garën e republikanëve për tu përballë me presidentin në detyrë, Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Romni po përpiqet qe të rimarrë veten si kandidat kryesor në partinë e tij, pas tri humbjeve që pësoi për një ditë në muajin e kaluar nga ish senatori Santorum.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›