E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetar i PS-se per Tiranen zgjidhet Sajmir Tahiri

Socialistët kanë zgjedhur sot kreun e ri për PS-në e Tiranës. Saimir Tahiri ka rezultuar fitues pas zgjedhjeve të mbajtura sot, ku morën pjesë 520 anëtarë të Asamblesë nga 620.
Tahiri ka marrë 390 vota, kundrejt 153 votave në favor të Ilir Zelës, ndërsa 6 fletë janë shpallur të pavlefshme.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, deputeti socialist është shprehur se gara tregoi mënyrën se si funksionojnë gjërat në Partinë Socialiste.
“Ishte garë e hapur dhe transparente. Rezultati na bën më të fortë për të përballuar sfidën e radhës, zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, të cilat do socialistët do t’i fitojnë”, tha Tahiri për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›